Qentë endacak të cilët nuk janë të pakët vazhdojnë t’i tmerrojnë qytetarët.
Përveç komunës së Prishtinës, edhe qytetet e tjera kanë probleme me ta.
Të dielën, një qytetar nga Peja ka dërguar një video-incizim, në të cilën shihen grumbull qenshë duke iu vërsulur.
Problemi me qentë endacakë është i pranishëm prej vitesh në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në një studim të publikuar në vitin 2020, ka gjetur se më shumë se gjysma e qytetarëve, i kanë perceptuar qentë endacakë si kërcënim për sigurinë publike.
Projektet e para për trajtimin e qenve endacakë në Kosovë kanë nisur në vitin 2018 me metodën e kapjes, sterilizimit, vaksinimit dhe lëshimit.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe dy qytetarë të Kosovës, të cilat janë sulmuar nga qentë endacakë, kanë paraqitur padi për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe për kompensim të dëmit.
Ndërsa një qyetar nga Peja vite më parë ka fituar betejën me komunë e Pejës pikërisht për shkak të sulmit nga qentë endacakë.
Në maj të vitit 2022, Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F.S, me të cilën obligohet Komuna e Pejës që t’ia kompensojë dëmin në shumën 3 mijë e 200 euro, për shkak të kafshimit nga qentë endacakë në qytetin e Pejës.
Aktgjykimi është marrë nga gjyqtarja e çështjes Merita Baloku, e cila ia aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F.S, duke e detyruar të paditurën Komunën e Pejës, t’ia paguajë shumat e specifikuara e atë në përgjithësi prej 3 mijë e 200 euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Operacion i suksesshëm në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, ndalohet kontrabanda e mallrave me vlerë 30 mijë euro
“Ti je hajn e shpifës”, “Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje – përplasje mes Bajramit dhe Thaçit
Aksident në rrugën Veles – Shkup, lëndohet një 31-vjeçar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251