LAJMI I FUNDIT:

Goditi me shkop druri në kokë një person, Policia thotë se rasti në Vushtrrri lidhet me një hakmarrje

Goditi me shkop druri në kokë një person, Policia thotë se rasti në Vushtrrri lidhet me një hakmarrje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Vushtrri ka goditur me shkop druri në kokë viktimën mashkull.

Siç njofton Policia, sulmi lidhet me një hakmarrje të mëhershme, transmeton Telegrafi.


“Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK”, thuhet në raport policor.

Policia shton tutje se, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/