LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Shtetasit e Kosovës nuk janë të huaj në Maqedoni, do të marrin shërbime shëndetësore me çmime të njëjta sikur shtetasit tanë

Mexhiti: Shtetasit e Kosovës nuk janë të huaj në Maqedoni, do të marrin shërbime shëndetësore me çmime të njëjta sikur shtetasit tanë

Ministria e Shëndetësisë në RMV ka marrë vendim për barazimin e çmimeve të shërbimeve shëndetësore në Maqedoni, si për qytetarët e vendit ashtu edhe për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Qëllimi është që qytetarët e këtyre vendeve të trajtohen në mënyrë të barabartë për shërbime shëndetësore dhe të paguajnë po aq sa qytetarët e Maqedonisë.

“Qytetarët e Kosovës paguanin dyfish çmime dhe atë vetëm në shëndetësi publike, jo në shëndetësi private. Ne kemi dhënë urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që kjo të barazohet dhe të ketë të njëjtat çmime si për shtetin, sepse realisht të huajt nuk vijnë në Maqedoni, vijnë nga Kosova, sidomos për nevoja shëndetësore. Kam marrë masa edhe për qytetarët nga Shqipëria që vijnë dhe vizitojnë spitalet në rajonin e Ohrit”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.


Ministri Mexhiti gjithashtu tha se nuk do të ndalet me kaq, por do të kërkojë bashkëpunim bilateral me Serbinë dhe Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori