Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosveprim ndaj emigrimit masiv të qytetarëve të Kosovës.
Musliu tha se pozita që dy vite rresht vuan nga ambicia e sëmurë për të qenë aktorë në parketin politik ku trajtohen krizat dhe sfidat politike dhe ekonomike globale, ndërkohë që populli i Kosovës e ka humbur shpresën në klasën e vet politike dhe si rezultat ka vendosur të ikë jashtë vendit.
“Sot ne kemi një qeveri e cila çdo ditë e më shumë po e groposë përfundimisht shpresën e qytetarëve dhe po e fakton se ndryshimin që e propaganduan e sollën por e sollën për keq.
Si rezultat i gjithë kësaj, me një politikë kaotike dhe pa përmbajtje në sfond, qytetarët tanë kanë marrë botën në sy. Kosova po e përjeton eksodin më të madh të historisë së saj. Po e përjeton në heshtje sepse tematizimi i tij nuk është në favor të qeverisë”, theksoi Musliu.
Ajo tha se emigrimi është revoltë e një populli kundër politikbërjës dhe kundër arrogancës së pushtetit, si rezultat i së cilës, Kosova sot ndodhet në mes të një katastrofe sociale kombëtare.
“Mjekë, mësues, ushtarë, polic, zjarrfikës, bankierë, avokatë, sipërmarrës, shtresat e mesme të arsimuara, qytetarë të cilët do të preferonin të qëndronin dhe të ndërtonin të ardhmen e tyre në Kosovë, sot, për shkak të bastardimit të sistemit dhe për shkak të zhvlerësimit të tyre profesional dhe personal kanë zgjedhur të braktisin vendin. Dyqanet nuk kanë klientë. Shtëpitë nëpër fshatra kanë mbetë bosh. Rënia e numrit të nxënësve nëpër shkolla është e frikshëm. Standardi i jetesës për familjet është i papërballueshëm me pagat që ofrohen. Perspektiva për të ardhmen është inekzistente. Arsyet e emigrimit masiv janë të qarta: zhgënjimi, frika nga e ardhmja qe i pret, por arsyeja kryesore është humbja e shpresës se kjo klasë politike do tu qaset me seriozitet temave të cilat rregullojnë dhe sigurojnë përditshmërinë dhe ligjshmërinë e kësaj shoqërie. Si rezultat i gjithë kësaj, Kosova sot ndodhet në mes të një katastrofe sociale kombëtare”, shtoi Musliu.
PDK kërkon që Qeveria të ndërmarrë hapa urgjent për ta parandaluar zbrazjen e vendit.
“Referuar situatës faktike, e kemi për obligim që të angazhohemi dhe të ofrojmë politika të cilat e kthejnë shpresën dhe garantojnë perspektivë për një jetë me mirëqënie për qytetarët tanë. Qeveria e vendit duhet ta merr me prioritet dhe të ndërmarrë hapa urgjent për ta parandaluar zbrazjen e vendit sepse nëse vazhdojmë kështu, nesër ne nuk do të kemi se për kë të angazhohemi”, tha Musliu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos