LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO vazhdon rolin e saj në mbështetje të sigurisë në Kosovë

Stoltenberg: NATO vazhdon rolin e saj në mbështetje të sigurisë në Kosovë

Kreu u aleancës më të madhe ushtarake – NATO, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se në Kosovë po dërgojnë rreth 500 ushtarë shtesë tjerë nga rezerva operative për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se është vënë në gatishmëri një batalion shtesë, që edhe ata të mund të dislokohen nëse është e nevojshme.

“Këto janë hapa për të siguruar që KFOR-i të ketë forcën dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për Pobjeda në Podgoricë, transmeton Telegrafi.

“Dhuna po e çon Kosovën dhe gjithë rajonin prapa, duke vënë në pikëpyetje aspiratat euroatlantike. Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme. NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u lënduan rreth 40 paqeruajtës. Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, tha Stoltenberg.


Misioni i KFOR-it, siç theksoi ai, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.

Stoltenberg deklaroi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve të 90-ta.

“Por ne kemi parë tensione të përsëritura, duke përfshirë ato në Kosovë si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të minuar përparimin. NATO ka një histori të gjatë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Koncepti ynë i ri strategjik, i miratuar në Samitin e Madridit vitin e kaluar, ripohon rëndësinë strategjike të rajonit për Aleancën. Ne pajtohemi për rëndësinë e pranisë sonë në rajon, duke përfshirë misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe zyrat tona në Sarajevë dhe Beogradi”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Politikë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Kalo në kategori