Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin si dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë tha se kjo është e një rëndësie të veçantë, pasi bëhet dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Themelimi i këtij grupi punues, gjithëpërfshirës me përfaqësim të qeverisë qendrore, akademike, profesionale dhe shoqatat do të hapë rrugë drejt zhvillimit bazë për institucionin muzeorë i cili do të bëj dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë për këtë temë me rëndësi për shqiptarët e vendit tonë”, ka thënë Kurti, raporton Telegrafi.
Edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku tha se: “kjo paraqet një dokumentim të rëndësishëm, prezantimin e krimeve të ish Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, një hap të rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë dhe prezantimin e saj për qytetarët dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie dhe kujtese tek brezat e ardhshëm”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251