Mungon oksigjeni, spitali në Vushtrri prej tre muajsh pa operacione laparaskopike
Spitali i Vushtrrisë gati që tre muaj ka mungesë të një përbërësi që mundëson të kryhen operimet laparaskopike. Në mungesë të CO2-shit, ky spital nuk po i kryen disa operacione. Për këtë janë në dijeni të gjitha institucionet por që gjatë ditës vet udhëheqësit e spitalit nuk kanë pranuar të flasin.
Është vendi ku banorët e Komunës së Vushtrrisë dhe jo vetëm drejtohen për çdo problem shëndetësor.
Por tash e disa muaj në spitalin “Sheikh Zayed”, nuk mund të kryhen operacionet laporaskopike.
Krejt kjo pasi që në këtë spital tash e tre muaj mungon dioksidi i karbonit i cili shërben për të lehtësuar punën e kirurgut gjatë operimit.
Prapa kamerës, pacientët tregojnë për mungesën e dioksidit të karbonit.
Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Nexhmedin Rashica thotë se janë në dijeni për mungesën e kësaj përbërje kimike, por që nuk mund të ndërmarrin asnjë masë pasi thekson se kompetencat i takojnë SHSKUK-së.
“Vushtrria është një vend i vogël dhe jemi të informuar nga pacientet që nuk po kryhen këto operacione dhe furnizimi më këtë produkt është në nivel të Qeverisë së Kosovës (Ministrisë së Shëndetësisë), respektivisht nga SHKUK-ja dhe Komuna nuk mundet të bëjë furnizimin më këtë produkt”, ka theksuar Nexhmedin Rashica, Drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri.
Me mungesë të dioksidit të karbonit janë ballafaquar edhe spitalet e tjera rajonale.
Por disa nga to tashmë kanë bërë zgjidhje në mënyrë vetanake.
“Nuk ka firmë të licencume në Kosovë që mundet me na furnizu, unë vitin e kaluar e kam gjetur një firmë që na furnizon me oksigjen, dhe i kom lutë ata që të na bëjnë një donacion, një bocë të CO2 që për 8 muaj mundemi me funksionu me atë bocë. Për momentin nuk kemi mungesë, por ne e kemi marrë një donacion vet”, ka thënë Jeton Zarari -Drejtori i Spitalit të Gjakovës.
“Nëse nuk gaboj para disa muajve e kemi pasur një diskutim më drejtoreshën me këtë punën e furnizimit më CO2, po na e bëjnë kompania që na furnizon me oksigjen pasi nuk ka një kompani të licencuar”, ka deklaruar Selajdin Sallahu- UD i drejtorit në Spitalin e Ferizajt.
SHSKUK-ja ka thënë se Co2-shi nuk është i regjistruar si produkt medicinal pranë AKPPM-së, rrjedhimisht nuk ka autorizim marketingu.
“Më parë kemi hapur procedura të prokurimit mirëpo pasi nuk ka pasur Autorizim Marketingu në Republikën e Kosovës si dhe ka qenë vlerë e vogël nuk ka aplikuar asnjë Operatorët Ekonomik”, kanë thënë SHSKUK.
Tutje SSHKUK ka pranuar se sasi të kësaj përbërjeje janë siguruar në formë të donacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian