Edhe sot, në ditën e tretë me radhë, në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, po mbahet Festivali i Pranverës. Ky festival ka për qëllim lirimin e hapësirave të uzurpuara në përgjithësi, në dobi të komunitetit, duke krijuar ambiente të përshtatshme për qytetarët.
Festivali i Pranverës është një mundësi për të takuar, komunikuar dhe festuar së bashku, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe argëtuese.
Ambienti i këtij festivali është i pasur me kreativitet, me performancë muzikore dhe artistike. Në të njëjtën kohë, ka hapësira të dedikuara për rekreacion e po ashtu në mbrëmje ka edhe skenën për pjesën rinore që është e inkuadruar me muzikë.
Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së, i cili është pjesë e organizimit të festivalit, Pëllumb Bajqinovci tha për KosovaPress se Festivali i Pranverës do ta shënojë Pranverën në Prishtinë, gjithmonë duke e rritur pjesën artistike dhe kulturore në kryeqytet.
Për dallim nga edicioni i kaluar, Bajqinovci tha se këtë vit festivali është i mbushur me më shumë aktivitete.
“Ky edicion në pjesën e dytë të tij, përveç mobilitetit, lëvizshmërisë, ka shumë edhe aktivitete të rekreacionit të sportit. Këtë vit ka më shumë art dhe kulturë, ku në pjesën e mbrëmjes kemi inkuadruar edhe me muzikë live dhe skenën për pjesën rinore të kryeqytetit… 00:23 Ndërsa, edicioni i parë ka pas karakterin e mobilitetit. Vitin e kaluar kemi filluar me unazën e brendshme, kemi filluar më shumë për vetëdijësimin e lëvizjes të lirë, pastaj duke përdorur edhe lëvizjen motorike me biçikleta dhe trotinete tjerë dhe festivali ka lind si dëshirë e asaj që sheshi në atë moment të lirohet për lëvizje, lojë rekracionale dhe shfrytëzimin e mëshumë të lëvizjes alternative.”, tha ai.
Sipas Bajqinovcit, këtë vit është rritur edhe numri i pjesëmarrësve, por që, mbetet sfidë numri i pjesëmarrësve për shkak të motit jo të mirë që po mbizotëron në vend.
Mes tjerash, ai shtoi se kjo “qeverisje e re” ka për qëllim lirimin e hapësirave në përgjithësi, të uzurpuara, trotuareve, hapësirave, të tjera të cilat janë në dobi të komunitetit
“Është rrit në pjesën e programit (numri i pjesëmarrësve), kurse në pjesën e shikuesve këtë vit moti me shi ndoshta e ka parandaluar pjesëmarrjen më masive të komunitetit…1:25 Pra, kjo qeverisje e re ka për qëllim lirimin e hapësirave në përgjithësi, të uzurpuara, trotuareve, hapësirave të tjera, të cilat janë në dobi të komunitetit. Dhe ato hapësira t’i kthejmë në shfrytëzim racional, për rekreacion, sport dhe mënyra tjera të promovimit të jetës së shëndetshme për kryeqyteti”, tha Bajqinovci.
Se ky aktivitet është mjaft i qëlluar për qytetarët e tha edhe Rina Mullarama.
Mullarama, e cila erdhi nga qyteti i Pejës me fëmijë për të parë nga afër atmosferën e festivalit, u shpreh e kënaqur me organizimin.
“Jemi ardhë këtu nga qyteti i Pejës me pa festivalin e pranverës dhe shfaqjet këtu. Jemi me fëmijë dhe shpresoj që ata do të kënaqen me aktivitete e realizuara. Jemi shumë të kënaqur dhe po kalojmë shumë mirë”, tha Mullarama.
Ata që po i shijojnë pafund këto aktivitete janë fëmijët. Derisa lozin me bashkëmoshatarët e tyre, ata shprehen të lumtur me organizimin e lojërave.
Erik Hasani shprehet i kënaqur me këtë organizim, megjithatë bën thirrje për më shumë aktivitete të tilla.
“Këto aktivitete më duken shumë bukur, sepse ne fëmijët duhet të kënaqemi…(bëj) thirrje për më shumë aktivitete”, tha Hasani.
Festivali i Pranverës ka nisur nga data 2 qershor dhe do të përfundojë sot rreth orës 23:00./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite