LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoi nga vdekja 37 fëmijë, kur ndjeu erën e tymit në automjet – shoferja shtatzënë e autobusit në Milwaukee bëri gjënë e duhur

Shpëtoi nga vdekja 37 fëmijë, kur ndjeu erën e tymit në automjet – shoferja shtatzënë e autobusit në Milwaukee bëri gjënë e duhur

Një shofere shtatzënë e autobusit në Milwaukee arriti të shpëtojë 37 fëmijë nga një autobus i djegur, vetëm pak sekonda para se automjeti të merrte flakë.

Imunek Williams ishte duke vozitur kur në autobus u shfaq tym, transmeton Telegrafi.


“Ndjeva diçka në semafor dhe mendova se ishte tym që vinte nga një veturë tjetër. Por ndërsa vazhdova të vozisja, era dhe tymi filluan të ndihen më shumë. Në atë moment u thashë fëmijëve se duhet të dilnim jashtë”, tha Williams.

Pamjet dramatike të filmuar në vendngjarje tregojnë autobusin e madh të shkollës të përfshirë plotësisht nga flakët, me tym të bardhë të dendur që dilte nga dritaret.

Autobusi mori flakë disa sekonda pasi Williams i çoi të gjithë fëmijët në hapësirë të sigurt.

“Sapo zbritëm nga autobusi, u ktheva dhe e pashë autobusin në flakë”, shtoi Williams, qw ka filluar epitetin e heroinws.

Williams, e cila është në pritje të një djali, shtoi: “Është mirë të shohësh fëmijët që më falënderojnë këtë mëngjes dhe shkolla duke më falënderuar. Nëse fëmija im ishte në autobus, do të doja që shoferi i autobusit të bënte saktësisht të njëjtën gjë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori