Shqetësimi i vazhdueshëm për shëndetin dhe kërkimi i ethshëm i sëmundjeve, megjithatë ka edhe një anë të mirë
Pra, hulumtimi i shkencëtarëve nga Edinburgu tregoi se hipokondriakët jetojnë më gjatë.
Me siguri ju njihni ndonjë hipokondriak, dikë që vazhdimisht imagjinon se po vuan nga diçka, ndaj kërkon furishëm në internet dhe viziton mjekët me shpresën për të zbuluar se çfarë sëmundje misterioze ka.
Ndërsa për ne të tjerët mund të duket e bezdisshme një sjellje e tillë, studimi i fundit longitudinal i botuar në revistën Psychological Science tregon se hipokondriakët në të vërtetë jetojnë më gjatë.
Njerëzit që e vlerësojnë shëndetin e tyre si të dobët, por nuk kanë prova të prekshme fizike për të – pra hipokondriakët – kanë me të vërtetë një rrezik më të ulët të vdekjes së hershme, transmeton Telegrafi.
Çështja është se për shkak të neurotizmit, ata janë më të prirur për të kërkuar këshilla mjekësore, ndaj janë më shpesh nën mbikëqyrjen mjekësore.
“Ky zbulim është i rëndësishëm sepse tregon se sjellja neurotike mund të ketë edhe një anë të mirë, domethënë se persona të tillë janë më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për shëndetin”, thotë udhëheqësja e studimit, profesoresha Catherine Gale.
Karakteristikat themelore të neurotizmit janë paqëndrueshmëria emocionale, vetëbesimi i ulët, zemërimi, trishtimi, ankthi dhe frustrimi. Studimet e mëparshme kanë lidhur neuroticizmin me depresionin, fobitë, sulmet e panikut dhe përdorimin e tepruar të alkoolit dhe duhanit. Megjithatë, një studim i publikuar në vitin 2012 tregoi se njerëzit neurotikë kanë ende një nivel më të ulët të biomarkerëve për sëmundjet kronike dhe inflamacionin pikërisht sepse kujdesen shumë më tepër për shëndetin e tyre.
Studiuesit nga Universiteti i Edinburgut analizuan të dhënat e 500,000 njerëzve midis moshës 37 dhe 73 vjeç dhe u përpoqën të vendosnin një lidhje midis neurotizmit dhe rrezikut të vdekjes bazuar në mënyrën se si njerëzit e vlerësonin shëndetin e tyre. Të anketuarve iu janë ofruar disa përgjigje për pyetjen rreth shëndetit: Ndihem mirë, mirë, mesatarisht apo keq. Përgjigjet e tyre u krahasuan me dokumentacionin e tyre mjekësor dhe sjelljen e tyre shëndetësore (a pinë duhan dhe sa aktivë janë fizikisht). Analiza tregoi se njerëzit që ishin më neurotikë kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin.
Disa studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu se neurotizmi lidhet me kreativitetin dhe imagjinatën, por kjo ende nuk është e lidhur me këtë studim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos