Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një interviste dhënë për CNN ka thënë se Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet nga prilli i vitit 2013 e deri më sot.
Këtë deklaratë Bislimi e ka quajtur propagandë të pastër, ndërsa ka listuar edhe disa prej shkeljeve siç ka thënë ai, të rënda të kryera nga Serbia.
“Gjatë kësaj jave, në CNN, Vuçiq tha se Serbia ka zbatuar të gjithë marrëveshjet nga prilli 2013 e deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin. Është shtrembërim i fakteve dhe propagandë e pastër. Më poshtë një listë e vetëm disa prej shkeljeve të rënda të kryera nga Serbia”, ka shkruar zëvendëskryeministri në llogarinë e tij në Twitter.
Njëra prej gjashtë pikave të paraqitura nga Bislimi ka të bëjë me marrëveshjen e vitit 2013, në të cilën përshkruhet shuarja e strukturave paralele ilegale.
“Duke vazhduar t’i mbajë strukturat paralele në veri të vendit aktive dhe duke ofruar paga për personat që mbajnë ato funksione, Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e përmbushi këtë obligim. Një dështim, efektin e së cilës po e ndjejmë edhe sot me tensionet e shkaktuara nga këto elemente kriminale në veri, ku huliganët e bandat të dirigjuara nga Beogradi po vazhdojnë të mbrojnë këto institucione paralele; E njëjta marrëveshje e vitit 2013, kërkon nga Serbia që të mos e pengojë apo inkurajojë pale të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane”, thuhet në këtë pikë.
“Dihen përmasat e përmbushjes së këtij obligimi nga ana e Serbisë së Vuçiqit. Njësoj të pazbatuara kanë rezultuar edhe obligimet e marra nga Serbia në marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit; marrëveshja për vulat doganore; marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit, marrëveshja për energjinë, pjesë të marrëveshjes për Telekomin; marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse; marrëveshja për certifikatat fitosanitare e shumë e shumë të tjera. Aq shumë shkelje, sa kemi konstatim zyrtarë të vetë Brukselit, sipas të cilit, lista e mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Serbisë është dy herë më e gjatë se ajo e palës kosovare”.
Bislimi ka përmendur edhe premtimet e panumërta nga figura të larta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sipas tij, këto janë shkelje direkte e marrëveshjes bazike të 27 Shkurtit si dhe kundër parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Pika e tretë ka të bëjë me votën e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka Bislimi ka thënë se është shkelje e cila është njohur edhe nga Parlamenti Evropian që i bën thirrje Serbisë për ta ndryshuar votën sa më parë.
“Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës, njihen mirë tashmë sepse vetë ato janë bërë publike nga i njëjti president i Serbisë”, thuhet tutje.
Në pikën e katërt përmenden deklaratat e vazhdueshme ku veriut të Republikës së Kosovës i referohet si zonë e okupuar.
“Dëftim i cili haptazi është cenim i integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe është kundër gjithë parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
Ndërsa, në fund Bislimi ka thënë se e njëjta qeveri e i njëjti president, për vite me radhë kanë kërcënuar pluralizmin demokratik përbrenda komunitetit Serb në Kosovë, duke imponuar vetëm një parti politike e cila kontrollohet direkt nga Beogradi.
“Kjo frymë autokrate e përcjellur direkt nga Beogradi, e ka lënë komunitetin serb për muaj me rradhë pa përfaqësim në institucionet e Republikës së Kosovës, jashtë kandidimit në zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore. Pluralizmi politik është një nga vlerat demokratike që e karakterizon mjedisin politik në Kosovë për të gjitha komunitetet, përveç atij serb, i cili fatkeqësisht me presion e kërcënime nga Beogradi është shtypur dhe shantazhuar në çdo çast që ka pasur tendenca të krijohen parti të tjera politike të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë zëvendëskryeministri. /Telegrafi/
During this week, on CNN Vucic said that Serbia has implemented all the agrmt. from April 2013 until today. This is not true & inconsistent with reality. It’s twist of facts & pure propaganda.
Below a list of just some of the serious violations committed by Serbia: pic.twitter.com/wgYBOAfcSP
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 3, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025