LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla debaton me Musliu-Shoshin: Deklarata juaj për shpalljen e pavarësisë dëshmon papjekuri

Gërvalla debaton me Musliu-Shoshin: Deklarata juaj për shpalljen e pavarësisë dëshmon papjekuri

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka debatuar ashpër me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Për deklaratën e kësaj të fundit në lidhje me shpalljen e pavarësisë, kryediplomatja tha se dëshmohet papjekuria politike. Ndërkaq, deputetja e opozitës tha se Gërvalla është turp se si nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje që nga fillimi i mandatit të saj.

Gjatë debatit parlamentar për situatën në veri, ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla ka replikuar për deklaratën e Musliu-Shoshit, e cila gjatë ditës deklaroi se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta shpall pavarësinë.

“Deklarimi juaj, po e citoj që ‘Kosova nuk ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë’, dëshmon jo vetëm papjekurinë tuaj totale politike, por shtron edhe pyetjen e asaj se a keni dëgjuar ndonjëherë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka konfirmuar për të gjithë botën që Kosova ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë e saj dhe që pavarësia e Republikës së Kosovës është një akt legjitim”, deklaroi Gërvalla.


Për këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila i tha krye diplomates që është ‘marre’ që nuk ka siguruar asnjë njohje gjatë mandatit të saj.

“Donikë, të lutem koncentrohu në atë se çfarë po fol. Kosovën edhe para vendimit të GjND-së e kanë njohur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk po e kontestoj unë Pavarësinë e Kosovës, të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, e kanë pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryediplomate, ma jep vetëm një shembull, një shtet që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe Amerika nuk e ka përkrahur. Ti me ata përkrahësit e juaj që janë jashtë kuvendit mundoheni ta shtrembëroni këtë deklaratë dhe këtë fakt, ky është fakt. I fundit është Izraeli, që ti e nderuar nuk ke arritur prej Izraelit me sigurua as edhe një njohje të vetme. Është marre që ulesh në atë karrige dhe nuk arrin asnjë njohje ta sigurosh për dy vjet e gjysmë”, është kundër-përgjigjur Musliu-Shoshi.

Replikat kanë vazhduar edhe më tej, ku zëvendëskryeministrja e ka pyetur deputeten për deklaratën për shpalljen e pavarësisë se a është qëndrim individual apo i partisë.

Deputetja Musliu-Shoshi ka kërkuar nga ajo që të kërkojë falje, meqë sipas saj, në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ministri Ivica Daçiq e ka falënderuar Donika Gërvallën.

Deputetët po vazhdojnë të diskutojnë për situatën në veri të Kosovës /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori