Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), ka kthyer në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të cilët ishin larguar lidhur me rastin e vrasjes së Astrit Deharit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Burim Buleshkaj – ish-ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe Destan Zogaj – ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit Prizren, Destan Zogaj, janë larguar nga puna nga SHKK-ja në shkurt të këtij viti, për siç thuhej “veprimet dhe mosveprimet e tyre”, në rastin “Dehari”.
Ndërsa, Topalli ishte përjashtuar nga puna nga Ministria e Drejtësisë në mars të këtij viti, për siç thuhej “shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”.
Për Topallin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se një nga arsyet e shkarkimit të tij është se “i ka marrë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës, e që një gjë e tillë është e ndaluar me ligj”.
Për kthimin e tyre në punë zëvendësministri Sallahu ka thënë se organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë.
“Këshilli i ‘Pavarur’ Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari. Të dy së bashku e bashkë me Ylber Topallin pa asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit drejt në dorën e Dhurata Hoxhes – ish ministre e Drejtësisë. Organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sallahu tutje ka ftuar Prokurorinë Speciale të merret me Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe me procesin e marrjes së këtyre vendimeve nga anëtarët e partive opozitare që siç ka thënë, e sundojnë KPMSHC-në./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova