LAJMI I FUNDIT:

Zelensky takon Ramën në Moldavi: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme

Zelensky takon Ramën në Moldavi: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot se ka pasur një takim me kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë organizimit të takimit të dytë të Komitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Moldavi.

Në një njoftim në Twitter, Zelensky ka shkruar se në një takim me Ramën dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të të dy vendeve.

“Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi rama
dhe kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski”, tha Zelensky.


“Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shtoi ai. /Telegrafi/