LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet rasti i shpërthimit me tritol në Tiranë, organizatori pagoi të miturin për të vënë lëndën plasëse

Zbardhet rasti i shpërthimit me tritol në Tiranë, organizatori pagoi të miturin për të vënë lëndën plasëse

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me tritol që ndodhi në ambientet e një fasonërie në zonën e “Freskut” në kryeqytet disa ditë më parë.

Në pranga ka përfunduar një 46-vjeçar, si organizator i kësaj ngjarjeje kriminale dhe një 16-vjeçar, në rolin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.

46-vjeçari e joshi të miturin duke i ofruar 100,000 lekë [900 euro] për vendosjen e sasisë së eksplozivit.


Policia ka sekuestruar një biçikletë të përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, si dhe veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ende nuk janë bërë publike motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç. Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori