LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Rryma do të shtrenjtohet 13% nëse KRRE i pranon kërkesat e kompanive, në fund të qershorit pritet vendimi

Bislimovski: Rryma do të shtrenjtohet 13% nëse KRRE i pranon kërkesat e kompanive, në fund të qershorit pritet vendimi

Në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) kanë arritur të gjitha kërkesat për çmimin e rrymës dhe nëse pranohen, kjo do të thoshte rritje të saj për 13 për qind, thotë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

KRRE në periudhën në vijim do t’i analizojë kërkesat, ndërsa vendimin do ta kumtojë rreth datës 20 të muajit në vijim.

Bislimovski kumtoi se Elektrodistrubimi ka kërkuar rritje të çmimit për distribuim prej 32 për qind, MEMO, operatori në ttregun e energjisë elektrike, prej 83,3 për qind, ndërsa MEPSO si operator i sistemit përçues prej 53,51 për qind.


Përqindja që e kërkon MEMO, sipas tij, në shikim të parë është numër i madh, por ndikimi i rrymës është nën 0,5 për qind. Ndikimi i përgjithshëm i çmimit të MEPSO-0, ndërkaq, është diç nën pesë për qind.

“Nëse i pranojmë të gjitha këto kërkesa atëherë do të thoshte rritje e çmimit të energjisë elektrike prej 12,75 për qind, përkatësisht prej 13 për qind”, deklaroi Bislimovski.

“Kërkesë nuk ka parashtruar vetëm EVN Houm për shkak se nuk e din se cili do të jetë çmimi sipas të cilit do të furnizohet nga EMV, prodhuesit e autorizuar dhe nëse ka nevojë nga tregu i lirë.

KRRE do të informojë në ditët në vijim se në çka bazohen kërkesat për rritje të çmimit, ndërsa siç thotë Bislimovski, me siguri është për shkak të shpenzimeve të rritura në punë.

“Do të shohim nëse kjo është e pranueshme për ne apo jo. Edhe më parë thashë se nuk jam ithtar i ndryshimeve të çmimit të energjisë elektrike tani”, tha Bislimovski.

I pyetur për ndikimin e kthimit të shkallës së TVSH-së prej 18 për qind në çmimin e rrymës, përsëriti se KRRE sjell vendime pa TVSH dhe se do të përqendrohet në pjesën që e rregullojnë.

“Nëse e përllogaritni TVSH nuk është 8 për qind rritje e çmimit, matematikisht është diku rreth 7,3, përkatësisht 7,4 për qind si rritje e çmimit që do të ndikonte”, theksoi kryetari i KRRE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori