Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka raportuar të mërkurën para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me reformat në fushën e drejtësisë dhe përmbushjen e veprimeve të ministrisë sipas Agjendës për Reformë Evropiane dhe Programit për Zbatimin e MSA-së.
Ministria njofton se Haxhiu ka shprehur keqardhje për mungesën e opozitës në Komision derisa po raportonte për çështjet siç ka thënë, të rëndësishme që kanë të bëjnë me Reformën Evropiane.
Në fjalën e saj, Haxhiu ka deklaruar se për vitet 2021, 2022 dhe 2023, Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe obligime sipas Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, që disa prej tyre janë edhe pjesë e ERA 2 – Agjendës për Reformë Evropiane.
“Nga obligimet e tilla, më lejoni të ju informoj se 26 masa janë zbatuar tërësisht, prej të cilave, 4 masat e parapara për vitin 2023 janë duke u zbatuar sipas afatit”, është shprehur ajo.
Në kuadër të reformave kyçe, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka hartuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit, e cila për vitin 2022 arrin zbatimin në 88 për qind si dhe janë paraparë ndryshimet kushtetuese për Vetingun, ndryshime këto që do të përmirësojnë qasjen në drejtësi.
Po ashtu, ministrja si pjesë të reformës në drejtësi, ka përmendur edhe nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe akterëve kyç të sistemit të drejtësisë, Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe tri Ligje të tjera që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial.
“Tutje para anëtarëve të Komisionit, ministrja Haxhiu foli edhe për hartimin e legjislacionit që ka sjell reforma në fushën penale dhe civile, në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në adresimin e krimeve të luftës, në fushën e drejtësisë administrative dhe të punës si dhe në luftën kundër dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje