LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e sulmit me dronë në Moskë dhe pasojat e tij

Pamjet e sulmit me dronë në Moskë dhe pasojat e tij

Imazhe të shumta po qarkullojnë të cilat thuhet se tregojnë Moskën pas një sulmi me dron që dyshohet se është orkestruar nga Ukraina, sipas Rusisë.

Nuk pati raportime për vdekje, por kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve u shtrua në spital, në sulmin e hershëm në mëngjes, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, disa banorë u evakuuan por më vonë u kthyen në apartamentet e tyre.

Ndryshe, Ukraina ka thënë se nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në një sulm me dron në Moskë këtë mëngjes.

Por ajo “po kënaqet duke e parë atë” dhe parashikon një rritje të sulmeve të tilla, tha një ndihmës i presidentit ukrainas.

Ndryshe, Rusia tha se Ukraina kishte nisur sulmin e saj më të madh deri më tani me dron në Moskë, por se mbrojtja ajrore shkatërroi të tetë dronët.

Duke iu përgjigjur sulmit, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për kanalin “Breakfast Show” në YouTube: “Lidhur me sulmet: sigurisht që ne jemi të kënaqur të shikojmë dhe parashikojmë një rritje të numrit të sulmeve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori