LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Kemi shtuar praninë në komunat veriore, palët të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione

KFOR: Kemi shtuar praninë në komunat veriore, palët të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve të fundit atje, ku serbët lokalë kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

KFOR ka kërkuar nga palët të mos nxisin tensione, duke njoftuar se do të vazhdojnë të krijojnë mjedis të sigurt për qytetarë, transmeton Telegrafi.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtdhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR.


Tutje, në komunikatë thuhet se, në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të paanshëm.

“KFOR-i i kërkon Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ulur tensionet si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit”.

Musliu nga Instituti Octopus: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste
Lexo po ashtu Musliu nga Instituti Octopus: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste

Ndryshe, sot serbët në veri janë duke protestuar para objekteve komunale, ku në mëngjes disa protestues kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në komunën e Zveçanit, me ç’rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës duke i ndaluar ata.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas zhvillimeve të fundit atje, ambasadori amerikan në Kosovë ka thirrur në takim kryetarët e rinj shqiptar të komunave veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori