LAJMI I FUNDIT:

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

Serbët lokalë në veri të vendit kanë tentuar të futën sërish sot në objektet e komunës në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ku për këtë është dashtë të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se serbët lokalë kanë paralajmëruar protesta dhe gjatë protestës kanë shfaqur dhunë duke hedhur gaz lotsjellës, ku kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu future me dhunë në objektet komunale, transmeton Telegrafi.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se, angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi i sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.


Policia njofton se po përkujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur Policia, protestuesit kanë shfaqur dhunë para objektit të komunës së Zveçanit.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftim.

Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të
protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Në Zubin Potok janë parë pjesëtarët e KFOR-it nga Lituania dhe Austria. Në Leposaviq janë të pranishëm KFOR-i nga SHBA dhe Italia.

Ndryshe edhe të premtën serbët lokalë kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar në objektet komunale.

Forca të shtuara të KFOR-it në veri - policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan
Lexo po ashtu Forca të shtuara të KFOR-it në veri - policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Serbët kanë gjuajtur më gurë në drejtim të Policisë dhe gazetarëve që ishin atje. Si pasojë, pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.

Lidhur me zhvillimet në veri ka pasur reagime të shumta nga BE DHE SHBA, të cilët kanë kërkuar të mos ketë përshkallëzim të situatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori