LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe diell, mot kryesisht i njëjtë deri në fund të kësaj jave

Vranësira dhe diell, mot kryesisht i njëjtë deri në fund të kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës së fundit të muajit maj, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas institutit, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.


Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuaj çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm.

Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/