Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në seancën plenare të kësaj të enjteje se është shumë krenarë për arritjen e reformës së rritjes së pagave.
Megjithatë ai tha se kjo rritje nuk duhej bërë menjëherë, por në momentin kur hyn në fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave, por sipas tij vetëm ai dhe Erion Braçe janë kundër.
“Unë për rritjen e pagave jam shumë krenarë dhe dua t’i falënderojë nga zemra të gjithë deputetët sepse është puna e deputetëve në gjithë këto vite sepse është rezultat reformash, rezultat ligjesh është rezultat përpjekjesh. Dua të falënderoj edhe të gjithë anëtarët e kabinetit që kanë punuar që nga dita e parë në 2013 deri më sot, se ky është rezultat i përpjekjeve shumë të mëdha”, tha Rama.
“Dua t’ju them se për pikën e rritjes së pagave për deputetë dhe ministra, unë jam kundër që ajo të futet në fuqi menjëherë. Ajo duhet të futet në fuqi në momentin kur hyn në fuqi e gjithë paketa e rritjes së pagave. Por unë një jam, bashkë me Erion Braçen”, tha kryeministri Rama.
Më tej Rama tha se rritja e pagave bëhet në bazë të një piramide pagash dhe jo sipas qejfit.
Ai tha se një mësues nuk mund ta ketë kurrë një pagë më të lartë se Presidenti sikurse nuk duhet që një gjykatës të kishte një pagë më të lartë se Ministri i Drejtësisë.
Ndër të tjera ai tha se ajo që dëgjoi prej deputetëve të opozitës, duke iu referuar deklaratës së Dashnor Sulës, ishte një hipokrizi për të vënë duart në kokë, ndërkohë që sfidoi opozitën që të vendosin paga minimale për deputetët, pa qenë nevoja që të çojnë rritjen e pagave në shoqata apo jetimore
“Pagat e deputetëve dhe ministrave, është nga një anë shumë hipokrizi e madhe ajo që dëgjova më parë. Hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, ka një piramidë pagash. Këto po ua them si njeri që i ka mësuar. Nuk mund të bësh një piramidë pagash dhe të vësh pagën e Presidentit të Republikës nën pagën e një mësuesi, pavarësisht se puna e këtij të fundit mund të jetë m ëme stres se puna e presidentit”, tha Rama.
“Ne e kemi bërë një lajthitje, e kemi bërë me vetëdije dhe e kemi tepruar me lajthitjen tonë në sistemin e drejtësisë. Por ajo është bërë e nuk zhbëhet. Është lajthitje se nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti, nuk mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë, mund ta ketë punën më me strese por nuk mund ta ketë pagën më të lartë”, shtoi kryeministri.
“Doni të bëni këtë qarjen e halleve? Vendosim pagën minimale për deputetët. Nëse doni t’i shkojmë deri në fund logjikës që të gjithë janë në punë e halle më të mëdha se punët dhe hallet tuaja, atëherë çfarë stresi më të madh keni ju se ata që punojnë në fasone? Nuk i hyhet këtij monopati për të marrë shqiptarët nëpër këmbë. Nuk mund t’i merrni shqiptarët për budallenjë se vjen një ditë siç erdhi në Shkodër edhe firojnë ata”, tha kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj