Teksa turet kulturore në doza të moderuara ishin përfaqësuesit tipikë të turistëve në muajt e parë të vitit, me rritje të dukshme më pas në maj-qershor kur nisnin charterat e parë me pjesën e organizuar, duket se viti 2023 ka përmbysur këtë situatë për turizmin në Shqipëri.
Flukset turistike në rritje janë raportuar që në muajt e parë të vitit, ku sipas shifrave të Institutit të Statistikave, në janar-prill kanë hyrë në vendin tonë rreth 1.7 milionë të huaj.
“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 614,256. Ky numër është rritur me 52.8 për qind, krahasuar me prill 2022. Gjatë katër-mujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.68 milionë. Ky numër është rritur me 57 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, vlerëson INSTAT.
Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet në total të shtetasve shqiptar dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin prill 2023 janë 1.16 milionë, një rritje prej 39.5 për qind krahasuar me prill 2022.
Tashmë në zonën e Durrësit raportohet se kanë mbërritur turistët e parë nga vendet e Evropës qendrore ku dominojnë polakët. Këta të fundit janë grupi i turistëve të organizuar me rritje të ndjeshme të kontratave me garanci me strukturat akomoduese në vend.
Por cilët janë turistët apo rajonet nga kanë ardhur këta të fundit në muajt e parë të vitit.
“Në prill 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 590.603 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore / Paqësori, përkatësisht me 14.012 dhe 4.913 shtetas” thuhet në publikimin e INSTAT.
Në prill 2023, krahasuar me Prill 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur: për qëllime personale me 53.7 për qind; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 54.5 për qind; për biznes dhe qëllime profesionale me 13.9 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!