Donald Trump ka konsoliduar mbështetjen në parti në fazat e hershme të garës për nominimin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të publikuar së fundmi të CNN.
Kandidatura republikane është ende larg vendimit. Në ditët që kur u zhvillua sondazhi, senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott njoftoi kandidaturën e tij dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis gjithashtu do të shpallë ofertën për nominimin presidencial republikan 2024 të mërkurën mbrëma në një bisedë me pronarin e Twitterit, Elon Musk.
“Unë do ta intervistojë Ron DeSantis dhe ai ka shumë njoftime. Dhe do të jetë hera e parë që diçka e tillë ndodh në rrjetet sociale dhe me pyetje e përgjigje në kohë reale, pa skenar”, tha Musk. Ai shtoi se nuk planifikon të mbështesë asnjë kandidat “për momentin”.
Por, le të kthehemi te sondazhi i përmendur më parë i kryer nga CNN, i cili për momentin nuk po shkon në favor të DeSantis. Është e qartë se kjo është ende faza e hershme e parafushatës, nëse mund të flitet edhe për fillimin e ndonjë fushate.
Trump është zgjedhja e parë e 53 për qind të votuesve primar republikanë, afërsisht dyfishi i 26 për qind të DeSantis. Por, sondazhi zbulon gjithashtu se votuesit republikanë janë të gatshëm të marrin në konsideratë njërin nga të dy, si dhe disa kandidatë të tjerë.
Më shumë se 80 për qind e votuesve republikanë mbështesin ose thonë se janë të gatshëm të marrin në konsideratë kandidaturat e Trump (84 për qind) dhe DeSantis (85 për qind), dhe shumica pak më e vogël mbështesin ose do të konsideronin ish-ambasadoren e SHBA-së në OKB, Nikki Haley (61 për qind), Scott (60 për qind) dhe ish-zëvendëspresidenti, Mike Pence (54 për qind).
Haley dhe Pence janë aktualisht zgjedhja e parë e 6 për qind të republikanëve, tregon sondazhi, ndërsa Scott ka mbështetjen e 2 për qind, si dhe ish-guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie, ndërsa pesë kandidatë të tjerë kanë mbështetje më pak se 1 për qind.
Sondazhi tregon gjithashtu se shumica e elektoratit tashmë ka përjashtuar disa emra në zgjedhjet paraprake. Gjashtëdhjetë për qind e të anketuarve thonë se nuk do ta mbështesnin Christien në asnjë rrethanë dhe 55 për qind thonë se nuk do të mbështesnin kurrë ish-guvernatorin e Arkansas, Asa Hutchinson ose guvernatorin e New Hampshire, Chris Sununu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025