LAJMI I FUNDIT:

Tentuan ta paraqesin si sulm brenda territorit rus, dështon keq Kremlini – analistët perëndimorë tregojnë çfarë nuk është në rregull me imazhet e publikuara

Tentuan ta paraqesin si sulm brenda territorit rus, dështon keq Kremlini – analistët perëndimorë tregojnë çfarë nuk është në rregull me imazhet e publikuara

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar fotografitë e asaj që ata pretendojnë të jenë veturat ushtarake perëndimore, të braktisura dhe që përdoren nga ukrainasit.

Bëhet fjalë për veturat ushtarak të prodhimit amerikan Humvee, me të cilat tentuan t’ju hedhin hi sy botës, duke pretenduar se kinse me ato mjete grupi i vullnetarëve rusë të mbështetur nga ukrainasit u futën në territorin rus – konkretisht në Belgorod, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ekspertët perëndimorë këto fotografi, i shohin si një skenar që nuk u mendua ‘mirë’ nga Kremlini dhe shërbimet sekrete ruse.


Mjetet ushtarake shihen kinse në gropa të hapura nga artileria, por ajo çfarë nuk e kishin menduar mirë rusët janë pozicioni i tyre.

Në fillim njëri mjet kishte përfunduar në gropë me vetëm një gomë, e tjerat kishin mbetur mbi sipërfaqen e tokës. Madje terreni ishte i mbushur me baltë, kurse në rrota nuk vërehet as edhe një njollë balte.

Në fotografinë tjetër, Humvee shihet me “hundë” në gropë, por që “hunda” nuk ishte bërë fare baltë dhe dukej sapo kishte dalë nga ndonjë autolarje.

Sky News ka arritur të analizojë imazhet në pikën e kontrollit në Belgorod, dhe konfirmoi se ato imazhe nuk figuronin fare në filmimet e realizuar me dron e as dy veturat ushtarake amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori