Gjykimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump me akuzën se falsifikoi informacione biznesi për të mbuluar paratë e paguara për të heshtur porno yllin Stormy Daniels do të fillojë më 25 mars të vitit të ardhshëm, vendosi dje gjykatësi Juan Merchan në gjykatën e Manhattan.
Gjatë seancës dëgjimore, ish-presidenti amerikan u shfaq përmes një video-lidhjeje nga Florida, transmeton Telegrafi.
Trump është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e dokumenteve të biznesit. Ish-presidenti ka qëndruar i heshtur gjatë seancës dhe gjyqtari ka folur vetëm me dy avokatët e tij.
Sipas raporteve të mediave amerikane, Trump me ngurrim ngriti duart kur u shpall data e gjyqit, pasi gjyqi do të fillojë pikërisht në kohën e zgjedhjeve paraprake të partisë të vitit të ardhshëm.
Merchan kaloi pjesën më të madhe të seancës 15-minutëshe duke shqyrtuar një urdhër të lëshuar më 8 maj, i cili përcakton rregullat bazë për sjelljen e Trump në lidhje me gjyqin. Ai e informoi Trump për kufizimet ndaj tij duke paraqitur publikisht disa prova të ofruara nga prokurorët.
Trump mund të flasë për rastin dhe të mbrohet, tha ai, por nuk mund të përdorë provat për të sulmuar dëshmitarët ose për të postuar dokumente të ndjeshme në mediat sociale.
Nëse shkel urdhrin, përballet me kallëzim penal për mospërfillje të gjykatës. Prokurorët thanë se një urdhër i tillë ishte i nevojshëm për shkak të historisë së sulmeve të Trump në mediat sociale dhe rrezikut që dëshmitarët mund të ngacmoheshin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë