Elkann lidhur me heqjen e pikëve: Juventusi është bërë më i fortë në vështirësi
John Elkann, shefi ekzekutiv i Exor dhe kreu i familjes Agnelli, ka reaguar ndaj heqjes së pikëve të Juventusit duke e konsideruar si një moment të vështirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Gjykata e Federatës Italiane e Futbollit (FIGC) e dënuan Zonjën e Vjetër me heqje të 10 pikëve, pas gjyqit të tretë sportiv të klubit për fitime kapitale. Ata u liruan fillimisht për keqbërje në gjyqin e tyre të parë vitin e kaluar, por prova të reja dolën nga hetimi Prisma, i cili çoi në një gjyq të dytë në janar.
Juves iu hoqën 15 pikë nga gjykata e FIGC në gjyqin e tyre të dytë, por apeluan në Collegio di Garanzia të CONI, i cili vendosi në prill të anulojë përkohësisht dënimin në pritje të një gjyqi të tretë. Klubit më pas iu hoqën 10 pikë në provën e tretë, një situatë konfuze që ka zemëruar shumëkënd në të gjithë spektrin e futbollit në Itali.
Duke folur me gazetarët në një ngjarje në Universitetin Bocconi, Elkann diskutoi lidhur me dënimin dhe për bisedën e tij me trajnerin Massimiliano Allegri.
“Është një moment i vështirë brenda dhe jashtë fushës, Juventusi është përballur gjithmonë me fatkeqësi dhe gjithmonë është bërë më i fortë në vështirësi”.
“Sot fola me trajnerin tonë Allegri. Ai ndjen përgjegjësinë e historisë sonë dhe është i vendosur me ekipin për t’u përballuar në dy ndeshjet e ardhshme për të merituar Evropën në fushë”, ka deklaruar Elkann. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251