Reagimi i ultrasve të Juves për heqjen e 10 pikëve: Mos u dëshpëroni për këtë humbje të tmerrshme
Ultrasit e Juventusit kanë lëshuar një deklaratë duke reaguar ndaj heqjes së 10 pikëve duke u bërë thirrje tifozëve që të mos dëshpërohen për këtë humbje të shumëfishtë e të tmerrshme.
Bianconerët u përfshinë në gjykimin e tyre të tretë lidhur me fitimet kapitale me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) më 22 maj, ku u ndëshkuan me 10 pikë këtë sezon për falsifikimin e fitimeve të tyre kapitale përmes vlerave të fryra të transferimit të lojtarëve. Ata janë përfshirë edhe në beteja të tjera ligjore, si çështja “e manovrës së pagave” dhe hetimi Prisma.
Trajtimi i këtij rasti i ka lënë me shije të hidhur shumë në Itali, pavarësisht nga ndjenjat e tyre ndaj Juventusit. Zonjës së Vjetër fillimisht iu dha një dënim me minus 15 pikë në janar, por më pas u anulua nga Collegio di Garanzia e CONI në muajin prill në pritje të një gjyqi të ri, vendime që kanë ndikuar qartë në garën për top katërshe këtë sezon, diçka që theksoi trajneri i Romës, Jose Mourinho.
Duke shkruar në media sociale, ultrasit e ‘Curva Sud Juventus’ lëshuan një deklaratë duke komentuar vendimin e gjykatës së FIGC për një dënim prej minus 10 pikësh.
“Ju dua djem, prandaj ju them të mos dëshpëroheni për këtë humbje të njëpasnjëshme, të tmerrshme. Sepse shanset për t’u kualifikuar në Evropë pas dënimit të sotëm janë zero. Siç ju thashë disa orë më parë, UEFA tani do ta përjashtojë Juven nga të gjitha kupat për të paktën një vit”.
“Superliga (Evropiane) ishte vendimtare, ata janë të vetmit në krye dhe duan të vazhdojnë të jenë të vetmit. Kemi arritur në pikën ku në shoqëri dështimet shpërblehen. Ky sezon ka qenë një katrahurë e gabuar. Është një makth, është një makth i vërtetë!”, thuhet mes tjerash në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251