LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për ikjen e qytetarëve: Ka humbje të besimit në mundësitë që ofron Kosova

Krasniqi për ikjen e qytetarëve: Ka humbje të besimit në mundësitë që ofron Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka asgjë më të dhimbshme sesa ikja e qytetarëve nga vendi i tyre.

Krasniqi në RTVD ka thënë se është hera e parë që ka një trend të ikjes së qytetarëve, të cilët edhe janë profesionistë edhe kanë të hyra e kapital.

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme në Kosovë. Familjet tona kur mblidhen në mbrëmje nuk flasin për dialog, por për ikjen e qytetarëve. Është hera e parë që ka një trend të ikjes së qytetarëve, po na shkojnë profesionistët që kanë të hyra e kapital”, ka thënë Krasniqi.


Ai ka thënë se nuk është vetëm faji i Qeverisë aktuale për ikjen e qytetarëve, por sipas tij, pjesa vitale e vendit po largohet qëkur kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me premtime marramendëse.

“Kemi një Qeveri që asgjë të hajrit për këtë vend nuk ka bërë. Nuk po them që faji është vetëm i Qeverisë, por duhet të shtrohet pyetja pse vetëm në dy vitet e qeverisjes Kurti kaq shumë janë larguar? Po ik një pjesë vitale, pra Qeveria që ka ardhur në pushtet me premtime marramendëse duke treguar, nuk e sjell meritokracinë për të cilën janë besuar, normal që humbet besimi”, ka vijuar Krasniqi.

Ndër të tjera, sipas tij, është e dhimbshme të thuhet, por ka humbje të besimit në mundësitë që ofron Kosova.

“Po shkojnë sepse është vështirë të thuhet, por nëse ka një emërues të përbashkët që kam diskutuar deri më tani, është e dhimbshme, por duhet të thuhet se ka humbje të besimit në mundësitë që ofron vendi ynë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori