LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen paralajmëron premierën e Touareg

Volkswagen paralajmëron premierën e Touareg

Gjiganti gjerman i veturave do të prezantojë të mërkurën një version të ristrukturuar të SUV-it të tij më të madh në Evropë.

Natyrisht, bëhet fjalë për modelin Touareg, i cili prej disa kohësh nuk është në fokusin e kompanisë, por ka ende një klientelë besnike, transmeton Telegrafi.

Është modeli që deri vonë ishte i fundit nga Volkswagen me një motor nafte V8, dhe tani edhe ai është zëvendësuar nga elektrifikimi.


Sipas informacioneve të disponueshme, Touareg i rinovuar do të njihet nga fenerët e rinj IQ.LIGHT HD matrix.

E reja është se te ky model lidhja e dritës do të ketë si pikënisje skajet e poshtme të dritav,e dhe jo p.sh. si te Golf, ku lidhen skajet e brendshme.

Historia për dritat, të paktën ato të përparme, përfundon me informacione të njohura më parë, përkatësisht se çdo dritë përbëhet nga 19.200 LED.

Me dritat e reja vijnë parakolpët e rinj dhe ndoshta do të jemi dëshmitarë të një grili të ridizajnuar të ftohësit.

https://twitter.com/volkswagen/status/1660582483555909635?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1660582483555909635%7Ctwgr%5Efa48ed431f21dbba4fa529c187ef768b185c4c5c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fautomobili%2Fvesti.php%3Fyyyy%3D2023mm%3D05nav_id%3D2338313

Sistemi multimedial në edicionin e ri sjell komanda të përmirësuara zanore dhe Android Auto dhe Apple CarPlay.

Për sa i përket sigurisë, VW ka zbuluar se Touareg ka një sensor në çati që më pas rregullon sistemin ESC në përputhje me rrethanat.

Sa i përket motorit, duhet thënë se Touareg R eHybrid mbetet në ofertë. Aktualisht, në kombinim me motorin 3.0 V6 me benzinë, ai prodhon 462 kuaj-fuqi, dhe bateria 17.9 kWh siguron një rreze veprimi prej 47 km.