LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024
Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kadetët kërkohen në këto qendra universitare:1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së -Universiteti Amerikan në Kosovë; 2. Republika e Turqisë -Akademia Ushtarake Tokësore -Akademia Ushtarake Mjekësore

Siç njofton Ministria, konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 01.06.2023 deri më 15.06.2023.


Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: rekrutimi@fsk-rks.org.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori