Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West, dhe në atë kohë, themeluesja e “Skims” ka pasur vetëm një marrëdhënie publike – sigurisht me Pete Davidson.
Pete dhe Kim ishin së bashku për nëntë muaj gjithsej, dhe gjatë gjithë asaj periudhe, dukej se gjërat mes tyre ishin mjaft serioze.
Nga ecja në tapetin e kuq në “Met Gala” te krijimi i lidhjeve me fëmijët e Kim-it , çifti dukej se ishte në të për një kohë të gjatë – kjo është edhe arsyeja pse fansat mbetën kaq të tronditur kur ndarja e tyre u raportua në gusht të vitit të kaluar.
Asnjëri nga të dy nuk foli kurrë për arsyet specifike të ndarjes dhe Kim nuk ka qenë publikisht në një lidhje tjetër që atëherë.
Megjithatë, duket se ajo po shijon jetën si beqare, duke zbuluar në një intervistë të re me Jay Shetty se ka mësuar nga “gabimet” në të kaluarën e saj.
Në episodin e kësaj jave të ‘podcast’-it të “Jay’s On Purpose”, prezantuesi e pyeti Kimin nëse ndihet gati për një romancë të re.
“Mendoj se do të jem gjithmonë një romantike e pashpresë dhe dua të jem gjithmonë e dashuruar, dhe [unë] padyshim që më pëlqen ta ndaj jetën time me dikë dhe dua të krijoj një jetë me dikë”, u përgjigj Kim, duke theksuar rëndësinë e të ecurit ngadalë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e saj të ardhshme.
“Patjetër që do të marr kohën time”, tha ajo, përpara se të vazhdonte të zbulonte aspektet e ndryshme që mund ta bëjnë takimin pas një divorci pak më të komplikuar.
“Unë mendoj se ka kaq shumë faktorë, veçanërisht kur ke fëmijë dhe të jesh i ndërgjegjshëm për njerëzit që hyjnë në jetën tënde”, vazhdoi ajo. “Përpiqem të mos bëj të njëjtat gabime dhe me të vërtetë të marr kohën time. Mendoj se thjesht duhet të jetë ndryshe për mua”.
Natyrisht, nuk dihet se për cilat “gabime” të sakta po kujton Kim, apo edhe se cilës marrëdhënie i referohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4
Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake