LAJMI I FUNDIT:

Deklarata zyrtare e Juventusit pas heqjes së 10 pikëve

Deklarata zyrtare e Juventusit pas heqjes së 10 pikëve

Një penallti prej 10 pikësh ‘ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona mbështetës’ pretendon Juventusi në një deklaratë zyrtare duke shtuar se sanksionet ‘duket se marrin parasysh parimin e proporcionalitetit’.

Bianconerët reaguan ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të FIGC të hënën në mbrëmje me një deklaratë zyrtare të publikuar në Twitter.


Zyrtare: Juventusit i hiqen 10 pikë
Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusit i hiqen 10 pikë

“Klubi i Futbollit Juventus merr parasysh atë që u vendos nga Gjykata e Apelit FIGC dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për të vlerësuar një apelim të mundshëm në Bordin e Garancive në CONI,” thuhet aty.

“Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona mbështetës të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin të sanksioneve që duket se marrin parasysh parimin e proporcionalitetit”.

“Ndërsa nuk injorohet nevoja për urgjencë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të vlerësohen nga një gjyqtar”, thuhet më tej në komunikatën e tyre. /Telegrafi/