LAJMI I FUNDIT:

Rosie Huntington-Whiteley me paraqitje të mrekullueshme në Festivalin e Filmit në Kanë

Rosie Huntington-Whiteley me paraqitje të mrekullueshme në Festivalin e Filmit në Kanë

Rosie Huntington-Whiteley bëri që të gjithë të kthejnë kokën në edicionin e 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Aktores dhe modeles 36-vjeçare në event iu bashkuan edhe yje të tjera si: Brie Larson, Rebel Wilson dhe Carla Bruni, të cilat po ashtu morën vëmendje të madhe.

Rosie dukej sensacionale me një fustan të zi pa rripa, të cilin e kombinoi me një palë doreza të ngjashme.


Foto: Wire Image

Bukuroshja zgjodhi një palë taka me majë dhe flokët i la të lëshuara në formë të valëzuar.

Të gjitha lajmet nga Rosie Huntington Whiteley
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rosie Huntington Whiteley

Ajo u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa e kompletoi pamjen me një byzylyk në qafë.

Foto: Shutterstock

Derisa po pozonte në tapetin e kuq, superylli shtoi edhe një palë syze dielli të zeza.

E njëjta zgjodhi një grim më të lehtë, kryesisht nuanca kafe.

Foto: Getty Images

Rosie po ashtu ishte bashkë me partnerin e saj, aktorin e famshëm, Jason Statham.

I njëjti iu përshtat bashkëshortes me një kostum të zi elegant e me këmishë të bardhë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images