LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në rigjykim çështja ndaj të dënuarve me 20 vjet burgim për kontrabandë me armë e tregti të ndaluar

Kthehet në rigjykim çështja ndaj të dënuarve me 20 vjet burgim për kontrabandë me armë e tregti të ndaluar

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Izedin Mjezinit, Vesat Imerit, Nexhip Gashit, Besim Sylejmanit, Sylë Sulejmanit, Naim Abrashit dhe Armend Iljazit, të cilët nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishin dënuar me 20 vjet burgim dhe 42 mijë euro gjobë për kontrabandim me armë dhe tregti të ndaluar.

Aktgjykimi i Apelit është marrë më 5 maj 2023, nga kolegji i gjyqtarëve në përbërje të gjykatëses Afërdita Bytyqi (kryetare) dhe gjykatësve Bashkim Hyseni dhe Ferit Osmani (anëtarë), të cilët kanë aprovuar në tërësi ankesat e mbrojtësve, duke anuluar aktgjykimin e Themelores.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 8 qershor 2022, kishte marrë aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve për kontrabandim me armë dhe tregti të ndaluar Izedin Mjezini, Vesat Imeri, Nexhip Gashi, Besim Sylejmani, Sylë Sulejmani, Naim Abrashi dhe Armend Iljazi, duke i dënuar me 20 vjet burgim dhe 42 mijë euro gjobë (së bashku).


Ndaj këtij vendimi, ankesë kishin ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Mejzini, avokati Mahmut Halimi, mbrojtësi i të akuzuarit Imeri, avokati Betim Shala, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Driton Musliu, mbrojtësi i të akuzuarit Abrashi, avokati Shyqeri Syla, mbrojtësi i të akuzuarit Sylejmani, avokati Imer Beka, mbrojtësi i të akuzuarit Sulejmani, avokati Emrush Kastrati dhe mbrojtësi i të akuzuarit Iljazi, avokati Arbër Shala.

Këto ankesa, si dhe ajo e parashtruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, u shqyrtuan në seancën e Apelit më 31 janar 2023 dhe pas shqyrtimit të ankesave, lënda është kthyer në rigjykim.

“APROVOHEN SI TË BAZUARA ankesat e mbrojtësve të akuzuarve I.M- av. Mahmut Halimi, V.I, av. Betim Shala, N.G, av. DritonMusliu, N.B, av. Shyqyri Syla, Betim Sjmani, av. Imer Beka, S.S, av. Emrush Kastrati, A.I, av. Arbër Shala, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.22/2020 të datës 08.06.2022, ANULOHET dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatë për rigjykim dhe rivendosje.”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ndërsa, ankesa e Prokurorisë për vendim mbi dënimin, si dhe ato të mbrojtëseve të të akuzuarve për konstatimin e gabuar dhe jo të plotë gjendjes faktike, shkeljen e Ligjit Penal dhe vendimit mbi dënimin, konsiderohen jolëndore.

Në vendimin e Apelit, thuhet se Themelorja është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dispozita të cilat edhe kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të ankimuar.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit, gjithashtu ka gjetur se Themelorja nuk ka vendosur në tërësi për aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që në aktgjykim nuk është vendosur për veprën penale “Tregti e ndaluar” lidhur me atë nëse të akuzuarit dënohen, lirohen nga akuza apo të refuzohet akuza për këtë vepër penale ndaj tyre.

“Kolegji arriti në përfundim se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të përcaktuara nga neni 384 par.1.7 lidhur me nenit 365 dhe 370 par.6 dhe7 të KPP-së, nuk është përpiluar në kuptim të dispozitës se lartcituara, në rigjykim gjykata e shkallës së parë të kujdeset që të vendos për tërë objektin e aktakuzës respektivisht për veprat penale për të cilat prokurori i shtetit ka mbetur në fjalën përfundimtare dhe ka propozuar që të akuzuarit të shpallen fajtor pasi janë objekt i vendosjes dhe vlerësimit të gjykatës”, thuhet në vendim.

Në fund, Apeli ka sqaruar se ankesa e PSRK-së ndaj aktgjykimit të Themelores lidhur me vendimin për lartësinë e dënimit për këtë gjykatë, është jolëndore, raporto betimiperdrejtesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori