LAJMI I FUNDIT:

Manchester City feston titullin e tretë radhazi dhe të nëntin në histori

Manchester City feston titullin e tretë radhazi dhe të nëntin në histori

Manchester City është shpallur kampion i Ligës Premier për të tretin vit radhazi dhe kjo erdhi pas humbjes së Arsenalit ndaj Nottingham Forest.

Është hera e pestë në gjashtë sezone që Man City fiton Ligën Premier dhe është trofeu i 12-të madhor që nga koha e Pep Guardiolës në krye të klubit – dhe klubi ka mundësi që me 3 qershor ta shtojë të 13-tin kur përballet me Manchester United në finalen e FA Cup në Ëembley.


Ajo ndeshje do të pasohet nga një tjetër finale, ajo e Ligës së Kampionëve kundër Interit më 10 qershor, hera e dytë në tre sezone që qytetarët paraqiten në finalen e kompeticionit elitar të Evropës.

Në 35 ndeshjet të deritanishme këtë sezon, Man City ka fituar 27 dhe ka shënuar 92 gola, duke grumbulluar 85 pikë.

Man City është vetëm klubi i pestë në historinë e futbollit anglez që fiton tre tituj radhazi në ligën e parë pas Huddersfield Toën (1924-1926), Arsenal (1933-1935), Liverpool (1982-1984) dhe Manchester United (1999-2001 & 2007-2009).

Man City tani do të fillojë sezonin 2023/24 me mundësinë joshëse për t’u bërë i pari në histori që fiton kampionatin elitar anglez katër vjet radhazi.

Rekordet

Sezoni ynë është përcaktuar edhe paraqitje individuale të jashtëzakonshme të disa lojtarëve.

Erling Haaland ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm në Ligën Premier (36), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 34 kur shënoi në fitoren ndaj Ëest Ham United në Etihad në maj.

Norvegjezi u bë lojtari më i shpejtë që shënon 20 gola në Ligën Premier ndonjëherë, duke e bërë me vetëm 14 paraqitje.

Kevin De Bruyne u bë lojtari që arrin më shpejtë 100 asistime në Ligën Premier. Ai i arriti 100 asistime për vetëm 237 ndeshje, 56 ndeshje më shpejt se Cesc Fabregas, që ishte më i shpejti i mëparshëm.

Lojtarët e Man Cityt kanë zhvilluar deri më tani 60 ndeshje në katër gara klubesh, ndërsa 16 lojtarë të këtij klubi ishin me vendet e tyre në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori