LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi pas betimit të kryetari të ri në veri të Mitrovicës: E rëndësishme që qytetarët të kenë shërbime cilësore

Ministri Krasniqi pas betimit të kryetari të ri në veri të Mitrovicës: E rëndësishme që qytetarët të kenë shërbime cilësore

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, gjersa pas ceremonisë tha se niveli qendror do të jetë në mbështetje të secilit kryetar komunal në zbatim të mandatit të tyre ligjor e kushtetues.

Krasniqi në një deklaratë për media tha se është me rëndësi që qytetarët e veriut të Mitrovicës të kenë shërbime adekuate cilësore dhe të kenë kryetarin, nënkryetarin afër tyre.


“Për ne është shumë e rëndësishme kjo përbërje e kabinetit të kryetarit, qyteti shumë etnik”, tha ministri Krasniqi, raporton Telegrafi.

Ai më tej shtoi se secili veprim e vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror, ashtu si i mbështesin të gjithë kryetarët tjerë komunalë.

Ndryshe, sot Erden Atiq u betua si kryetar i komunës së veriut të Mitrovicës. Në objektin e komunës gjatë ceremonisë së betimit të kryetarit është vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Atiq emëroi nënkryetare të komunës, Katarina Axhançiq , nga radhët e komunitetit serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori