Nga: Aurel Plasari
Ernst Glaeser (1902-1963) është një autor gjerman pothuajse i harruar, por i njohur si ndër figurat e mëdha të opozitës demokratike gjermane ndaj nazizmit në ngritje e sipër. I botuar më 1928, romani i tij më së shumti autobiografik “Jahrgang 1902” (“Brezi 1902” ose “Klasa 22”), tregon nga këndvështrimi i një adoleshenti dramën e Luftës së Parë Botërore. Si i tillë, në kohën e vet fitoi famë edhe më shumë se një Erich Maria Remarque me “Asgjë të re nga fronti i Perëndimit” etj. I lexuar tani, bën përshtypje përshkrimi i tij i shpërbërjes së shoqërisë gjermane në kohë krize dhe, veçan, i çorientimit të rinisë gjermane që nuk gjente dot fillin në kaosin e krizës. Pos anës letrare, tërheq vëmendje një koncept i tiji origjinal, social dhe politik, në përkufizimin e një kategorie social-politike të cilën e ka emërtuar “të paklasët” si vijon:
“Njeriu që, për shkak të një lufte, e ka humbur besimin në idetë e edukimit të tij; njeriu që nuk beson më në asnjë formulë; njeriu që një ditë ka luftuar më kot për ideale; njeriu që, prandaj, nuk pranon t’i brendashkruhet një programi, një teorie; njeriu që mbahet në mënyrë të vetëdijshme larg çdo intepretimi të jetës. Partitë i quajnë këta njerëz masa e madhe e abstenuesve; ne i quajmë masa e madhe e të pashpresëve. Pikërisht ky lloj njeriu ka rëndësi sot, sepse llogaritet me miliona. Ai është enigma e madhe mes popullit. Ai përbën një shtresë të madhe anarkike, të cilën askush nuk e mbron, as ndonjë doktrinë universale, as ndonjë program. Ai është i paqëndrueshëm, është lënda e parë e kohës sonë. Ai është i paklasi. Ata janë të paklasët…”.
Koncepti më duket përnjëmend origjinal, duke qenë fjala për një kontingjent që nuk është as “proletariat”, as “borgjezi e vogël”, ndërsa ndodhet në mjedis të tyre. Trajtimi i tij në art, afërmendsh, ka të bëjë me një metodë natyraliste. Ndërsa nga pikëpamjet sociale dhe politike nuk mund të mohohet që koncepti përcakton dramën e një mase të tërë të pashpresë brenda së cilës lëviz individi me “shpirt centrifugal” – po e quaj unë – pa asnjë synim të qartë në jetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
RUSËT
Shprehja dhe artisti
ZJARRI I PERËNDIVE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur