LAJMI I FUNDIT:

​Pakënaqësitë me paga dhe shtesat, Sindikata e Policisë me peticion

​Pakënaqësitë me paga dhe shtesat, Sindikata e Policisë me peticion

Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, përmes së cilit kërkohet përmirësimi i kushteve të punonjësve të këtij institucioni.

Në këtë peticion përmendet Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesat për punë të veçantë, klasifikimi me koeficient për stafin civil e shumë kërkesa të tjera.

Në peticionin që u është dërguar policëve të Kosovës, kërkohet nënshkrimi nga të gjithë ata që kërkojnë sigurimin shëndetësor dhe Ligjin për Pensionim në Policinë e Kosovës.


“Në bazë të ligjit mbi organizimin sindikal Nr.04/L-011, të Ligjit të Policisë Nr.04/L-076 dhe Statutit të Sindikatës, për shkak të pakënaqësive të punonjësve në Policinë e Kosovës, si njëri ndër hapat sindikal, Sindikata e Policisë së Kosovës organizon këtë peticion, përmes të cilit kërkohet nga të gjithë të punësuarit në Policinë e Kosovës ta nënshkruajnë këtë peticion, të gjithë ata që janë të pakënaqur me mungesën e kushteve dhe mirëqenies siç janë: Ligji i Pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesat për punë të veçantë, klasifikimi me koeficient për stafin civil, shujta ditore, shpërblimi për fund vit për performancë të mirë, tre pagat përcjellëse për të pensionuarit. Zbritja e përvojës së punës nga 0,5 në 0,25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, Ligji për Pensionim në Policinë e Kosovës, etj”, thuhet në peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në përshkrimin e këtij peticioni, thuhet se i njëjti do të ju dërgohet të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori