Interesimi për arsimin profesional është i theksuar edhe mes semi-maturantëve që përfundojnë shkollimin fillor këtë vit shkollorë. Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës aktualisht shkollimin e përfundojnë 198 semi-maturant, thotë përgjegjësi i sektorit për arsim pranë komunës Dibër Burim Kaziu.
Gjenerata e fundit e semi-maturantëve në komunën e Dibrës, është duke përzgjedhur së bashku me prindërit e tyre regjistrimin në shkollat e mesme. Sipas të dhënave zyrtare në të tre shkollat fillore të komunës Dibër “Penestia” dhe “Said Najdeni” në Dibër, si dhe “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast, këtë vit shkollimin fillor e përfundojnë afro 200 nxënës. Këto ditë në qendër të vëmendjes këta nxënës kanë përzgjedhjen e shkollave të mesme. Duke marë parasysh faktin se shkollimi i mesëm është obligativ, prindërit dhe nxënësit janë drejt sjelljes së vendimit se ku do ta vazhdojnë shkollimin. Në Dibër ka vetëm një shkollë të mesme e cila ka drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm, edhe pse nga viti në vit rritet numri i nxënësve që përfundojnë vitin shkollor për tu regjistruar në shkollat e mesme profesionale. Të dhënat e shkollave fillore në komunën e Dibrës thonë se vitet e kaluara 20 deri më 30 për qind të nxënësve janë regjistruar në shkollat profesionale të mesme në disa qytete të tjera meqë në Dibër nuk ka arsim të mesëm profesional.
Interesimi për arsimin profesional është i theksuar edhe mes semi-maturantëve që përfundojnë shkollimin fillor këtë vit shkollorë. Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës aktualisht shkollimin e përfundojnë 198 semi-maturant, thotë përgjegjësi i sektorit për arsim pranë komunës Dibër Burim Kaziu. Ai potencon se në kohën e duhur kanë filluar përgatitjet të semi-maturantëve për të përzgjedhur shkollën e mesme se ku do të regjistrohen. Në lidhje me regjistrimet biseduam edhe me përfaqësuesit e drejtorive të shkollave fillore, “Penestia”, “Said Najdeni” dhe “Riste Ristevski”. Atje na informuan se edhe kjo gjeneratë e semi-maturantëve në një numër të theksuar preferon regjistrimin në shkollat e mesme profesionale.
Vitet e fundit në shkollat profesionale semi-maturantët kanë qenë të regjistruar në një numër të theksuar. Sipas të dhënave të shkollës fillore komunale “Penestia”, tre vitet e fundit mesatarisht 20 deri në 30 për qind të nxënësve janë regjistruar jashtë Dibrës, në shkollat profesionale siç janë në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup. Një pjesë e prindërve gjatë bisedave që bëhen në shkollat fillore kanë kërkuar që edhe në Dibër të mundësohet hapja e paraleleve në shkollën e mesme për arsim profesional. Edhe pse deri tani ka pasur kërkesa të njëjta kjo nuk ka ndodh. Biseduam me semi-matunartët Dion.M dhe Aldiora.Sh, të cilët priten të regjistrohen në shkollën e mesme profesionale për medicinë në Strugë. Ata thanë se me shkollën dhe profesionin si infermieri, do të gjejnë punë sigurisht në Dibër. Profesioni ka edhe të ardhura edhe më të larta, theksojnë ata.
Në lidhje me arsimin profesional që është një kërkesë e drejtë e prindërve dhe nxënësve që përfundojnë shkollimin fillor kërkuam sqarime edhe nga drejtoria e shkollës së mesme komunale “28 Nëntori”, në Dibër. Drejtori i shkollës Ramdan Imeri për gazetën KOHA thotë se qëndron fakti se ka kërkesa për shkollim profesional të mesëm të nxënëse që përfundojnë shkollimin fillor. Ai thotë se drejtoria e shkollës së mesme e cila ka drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm disa vite tenton që të hapen paralele me drejtim profesional. Por siç thotë ai, nuk varet vetë nga dëshira e drejtorisë. “Kemi bërë kërkesa që në bashkëpunim me fabrikën e Gipsit ‘Kanuf Radika’ dhe me hidrocentralin ‘Spilje’ të hapim paralele për arsim profesional, për nevojat të të dy subjekteve juridike. Edhe pse kërkesat kanë qenë në kontinuitet, nuk kemi marr përgjigje”, thotë drejtori Ramadan Imeri. Ai në lidhje me këtë çështje shton se tek semi-maturantët edhe këtë vit ka interesim për shkollim profesional të mesëm dhe prandaj një pjesë e semi-maturantëve pritet të mos regjistrohen në gjimnazin e Dibrës por të regjistrohen në shkolla profesionale në qytete të tjera. Në një situatë të këtillë kur sipas MASH në vitin e parë në shkollën “28 Nëntori”, në Dibër në vitin shkollor 2023/24 pritet të regjistrohen 272 nxënë në 8 paralele në gjuhën shqipe dhe maqedonase. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025