LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një person në Prishtinë, pas përleshjeve dhe të shtënave me armë zjarri

Lëndohet një person në Prishtinë, pas përleshjeve dhe të shtënave me armë zjarri

E plotësuar: Një person ka mbetur i lënduar pas të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 12:30 në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia po merret me të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave.


“Sot rreth orës 12:30, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Bajram Bahtiri’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, ajo u shpreh se policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Por, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla ka bërë të ditur për Telegrafin se janë dy persona të lënduar të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.

Sipas tij, gjendja e tyre është stabile dhe janë duke iu bërë të gjitha ekzaminimet e domosdoshme.

“Dy persona kanë marrë lëndime trupore. Personat janë në gjendje stabile dhe janë duke iu bërë ekzaminimet e domosdoshme”, ka thënë Syla.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:00 tek vendi i njohur “Hani i Dilit”, në Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur, mirëpo Telegrafi do të ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të fundit.

Telegrafi po ashtu ka dërguar pyetje tek zyrtarët e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori