LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet godasin Italinë, evakuohen rreth 900 persona – ndalohet qarkullimi hekurudhor

Përmbytjet godasin Italinë, evakuohen rreth 900 persona – ndalohet qarkullimi hekurudhor

Rreth 900 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Itali të shkaktuara nga një valë e re shiu.

Më shumë se 500 persona u evakuuan në zonën e Ravenës dhe 200 prej tyre në Bolonja, transmeton Telegrafi.


Të gjithë të tjerët u evakuuan gjithashtu nga rajoni Emilia-Romagna, raporton ANSA.

Rreth 900 vullnetarë të mbrojtjes civile po ndihmojnë në emergjenca, duke përfshirë shumë që kanë mbërritur nga rajonet fqinje.

Operatori hekurudhor RFI njoftoi se shërbimet në linjat Bolonja-Rimini, Forli-Rimini, Ferrara-Rimi dhe Ravenna-Rimini duhej të pezulloheshin për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Në rajonin e Marche, përmbytje të mëdha u raportuan në qytetin e Pesaros, ndërsa autoritetet e Senigallia u bënë thirrje qytetarëve përreth lumit Misa që të lëvizin në katet e sipërme të ndërtesave.

Një valë e re e kushteve ekstreme të motit u shfaq pasi Emilia-Romagna u godit nga një stuhi në fillim të muajit, ku humbën jetën dy persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori