LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste”

Prishtinë, nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste”
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë në çështjen penale kundër pesë  të pandehurve, të cilët janë arrestuar të hënën në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit.  

Në njoftim thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H për shkak të veprave penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 lidhur me nenin 31 dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, transmeton Telegrafi.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar dhe të njëjtëve  iu ka  caktuar  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.  Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si  dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”.


Operacion policor në gjashtë lokacione, arrestohen pesë persona për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste”
Lexo po ashtu Operacion policor në gjashtë lokacione, arrestohen pesë persona për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste”

Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, të hënën (15 maj) ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori