LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria me vetëdije po keqpërdor flamurin evropian

OBRM-PDUKM: Qeveria me vetëdije po keqpërdor flamurin evropian

Sipas opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, kryeministri Dimitar Kovaçevski po udhëheq front kundër Bashkimit Evropian për të mbrojtur krimin.

“Kovaçevski me vetëdije keqpërdor flamurin evropian për të shtyrë ligje që nuk kanë të bëjnë asgjë me integrimin evropian të Maqedonisë. Kovaçevski, LSDM dhe BDI rrezikojnë të ardhmen e Maqedonisë për shkak të interesave të tyre kriminale”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se ligjet që pushteti po i shtyn janë kundër Kushtetutës, ndërsa euroambasadori David Geer publikisht theksoi se kryeministri Kovaçevski nuk duhet të keqpërdorë flamurin evropian.


“Kovaçevski me marrëveshjen me Bechtel & Enka rrezikon edhe parimet e transparencës dhe konkurrencës që Maqedonia i ka pranuar me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim”, reagojnë nga kjo parti.

Sipas tyre, i vetmja shpresë që Maqedonia të ecë drejt BE-së është ndërrimi i Kovaçevskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori