LAJMI I FUNDIT:

A ua hap telefonin ministri Murati kryetarëve të komunave, flet Alban Hyseni nga radhët e LVV-së

A ua hap telefonin ministri Murati kryetarëve të komunave, flet Alban Hyseni nga radhët e LVV-së

Janë hedhur kritika në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati se nuk po është i qasshëm ndaj kërkesave të kryetarëve të komunave të Kosovës, ndërkaq lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një deklaratë para gazetarëve pas përfundimit të takimit të kryetarëve të komunave me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrave, e ku ishte i pranishëm edhe Hekuran Murati, kryetari i Gjilanit tha se nuk mund të pretendohet që disa prej problematikave që diskutohen e janë të trashëguara që 20 vjet të zgjidhen për një ose dy vjet, raporton Telegrafi.

Një rast të tillë, ai përmendi çështjen e ujit të pijes në Mamushë që sipas tij si problem i trashëguar që 20 vjet nuk mund t’i bëhet zgjidhje menjëherë.


Ai ka folur edhe për çështjen e ngritur në takim, komunikimit ndërmjet ministrave dhe kryetarëve të komunave.

“Sa i përket komunikimit duhet të kuptojmë se një ministër ka agjendë të ngjeshur dhe mund të ketë vonesa në përgjigje. Por, në fund të fundit secili ministër është i obliguar që edhe sipas ligjit t’i përgjigjet kërkesave që i merr.

Për dallim nga e kaluara që haptas dhe në mënyrë të fshehur janë përkrah komunat politikisht kjo tash nuk ndodh një gjë e tillë”, tha ai.

Sipas tij, ka raste kur kërkesat që i adresojnë kryetarët janë më të arsyeshme dhe adresohen më shpejtë, si rasti i trajtimit të impiantit të ujërave të zeza në Gjakovë.

I pyetur se a ia hap telefonin ministri Murati, ai tha “ndodh që edhe nuk na e hap telefonin edhe neve…. nuk është komunikimi i atillë çfarë mund të pretendohet…nuk jemi në linjë të komunikimit 24 orë…”.

“…kemi shumë probleme e telashe, shembull mua në Gjilan mund të më jenë bllokuar llogaritë bankare të komunës për shkak të borxheve dhe nuk ka mundur të më bëjë zgjidhje as ministri..

E kuptoj ministrin që ka agjendë të ngjeshur dhe nuk mund të hapë telefonin ndonjëherë… Nëse kryetarët e komunave pretendojnë se ministri duhet të jetë 24 orë në shërbim të kryetarit të komunës është pak e tepërt… Sigurisht problemet e komunikimit ekzistojnë mes kryetarit e qytetarëve, por edhe kryetarit e ministrit…”, tha më tej kryetari i Gjilanit.

Ai para gazetarëve foli edhe rreth organizimit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Sipas tij, njofton Telegrafi në shumë raste ka një tendencë të organizmit të Asociacionit kundrejt politikave të qeverisë, që deri në një masë në një garë politike mund të jetë e kuptueshme por shumë herë edhe mund t’i kalojë edhe ata kufijtë e asaj normales që mund të kuptohet.

Duke folur për punën e Asociacioni, Hyseni tha “Kemi qenë katër komuna nga LVV-ja tash jemi 6 edhe përbërja në Asociacion duhet të diskutohet sepse tash jemi prej subjekteve që nuk jemi të fundit për nga numri i komunave… jemi të gatshëm të jemi pjesë e takimeve të Asociacionit dhe të diskutojmë tema me rëndësi për qytetarët se pavarësisht se cilit subjekt i takojmë ne i shërbejmë qytetarëve dhe kjo duhet të ishte interesi jonë primar dhe kryesor”.

Sa i përket të hyrave vetanake, ai tha se komuna e Gjilanit nuk e ka këtë problematikë pasi shumicën e mjeteve i ka shfrytëzuar, diku 97 për qind e buxhetit është realizuar.

Hyseni sa i përket tatimit në pronë tha se duhet të gjendet zgjidhje, gjersa njoftoi se është premtuar që Asociacioni dhe Qeveria të vazhdojnë takimet që kjo çështje të trajtohet në nivel më serioz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori