LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: LSDM dhe BDI formuan front kundër BE-së

Stoilkovski: LSDM dhe BDI formuan front kundër BE-së

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp u shpreh se BDI dhe LSDM kanë krijuar Fronti ANTI-BE.

“Ata publikisht pranojnë se keqpërdorin flamurin evropian për ta shkurtuar procedurën dhe vendosin në Komision ligj tashmë të harmonizuar dhe shkelin procedurat kuvendare”, u shpreh Stoilkovski.

Ai shtoi se me forcë po shtyjnë ligje dhe shkelin demokracinë dhe suspendojnë Kuvendin.


Stoilkovski akuzoi Kovaçevskin se i shërben BDI-së, ndërsa BDI dhe LSDM formuan Front kundër BE-së për mbrojten e, siç thotë ai, krimit./Telegrafi/