Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësuan sivjet Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje”.
Ata interpretuan fillimisht në gjysmëfinale ku nga 16 shtete sa ishin në garë, u futën në dhjetëshen kualifikuese për në finalen e madhe.
Ndërkohë, në finalen e madhe mund të thuhet lirshëm se Shqipëria përjetoi zhgënjim pasi arriti një rezultat jo të kënaqshëm.
Nga plot 26 shtete sa ishin në finale, Kelmendët e çuan Shqipërinë në vendin e 22-të – ndonëse ky nuk ishte synimi i tyre.
Vetëm një javë më parë, këngëtarja prijëse e familjes, Albina në një intervistë për Prive kishte deklaruar se e synonte vendin e parë.
“Ne si shqiptarë e kemi pasur gjithmonë për qëllim që të kalojmë në finale. Por këtë vit, ne nuk e kemi qëllimin vetëm të kalojmë në finale, por e kemi qëllimin që të dalim të parët”, kishte deklaruar Albina në Prive.
Përndryshe, vendin e parë të ‘Eurovision 2023’ e mori artistja suedeze Loreen, e cila fitoi me këngën “Tatto”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzikanti amerikan Charlie Colin vdiq pasi rrëshqiti në dush, trupi u gjet pak ditë më vonë
Beatrix Ramosaj tregon linjat e trupit në fotografitë e reja me bikini nga bregdeti i New Yorkut
Vincent Cassel dhe e dashura e tij 29 vite më e re, duken elegantë ndërsa shpërfaqin dashurinë në Festivalin e Filmit në Kanë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251