LAJMI I FUNDIT:

Trepça në finale, fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës

Trepça në finale, fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës

Trepça është finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Trepça në gjysmëfinale ka shënuar dy fitore ndaj Prishtinës.

Fitoren e dytë dhe vendimtare, skuadra mitrovicase e arriti të dielën në kryeqytet. Ndeshja dramatike përfundoi 32:31 në të mirë të Trepçës. Golin e fitores e shënoi Deniz Terziqi në minutën e 59-të. Te rezultati 31:31, Oltion Beshiri i Prishtinës nuk realizoi penallti.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi deri në minutën e 25-të. Epërsia e Prishtinës në disa raste ishte tri gola.


Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Trepça kishte më shumë nga loja dhe shkoi në pushim me epërsi 15:14.

18:14 u rrit epërsia në pjesën e dytë në të mirë të mitrovicasve. Prishtina u afrua ngadalë dhe barazoi në 26:26 në minutën e 47-të. Më pas u luajt për secilin gol, por në fund më të koncentruar ishin mysafirët që shënuan fitore.

Terziqi e Yassine Henahen i shënuan nga shtatë gola për Trepçën. Shpëtim Mehmeti i kishte gjashtë, ndërsa Lulzim Shabani pesë. Kontribut në fitore dhanë edhe portierët.

Sergio Barreto i shënoi dhjetë gola për Prishtinën. Gjashtë i kishte Albi Gjuka, ndërsa pesë i shënoi Rron Ramadani. Katër gola i shënoi kapiteni Oltion Beshiri.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori