LAJMI I FUNDIT:

Veprimi i pahijshëm dhe qesharak që bëri artistja e Francës pasi pranoi votat e publikut, shkakton reagime në internet

Veprimi i pahijshëm dhe qesharak që bëri artistja e Francës pasi pranoi votat e publikut, shkakton reagime në internet

Finalja e ‘Eurovision 2023’ ishte plot me emocionet e zakonshme, muzikë të mrekullueshme dhe fatkeqësisht – zhgënjime.

Një këngëtare që duket se nuk e pranoi mirë rezultatin e dobët përfundimtar ishte përfaqësuesja e Francës, La Zarra.


Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara shfaqjes të së dielës, por fitues rezultoi Suedia e përfaqësuar nga Loreen me 583 pikë, pasuar nga Finalnda në vend të dytë me 526 pikë.

Këto rezultate masive i lanë pjesën tjetër të vendeve konkurruese shumë prapa me pikë.

Ndërsa Loreen mori shumë vota nga juritë e shteteve, Franca kishte arritur në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë.

Albina dhe Familja Kelmendi sollën rezultatin më të dobët në historinë e Shqipërisë në finale të Eurovisionit
Lexo po ashtu Albina dhe Familja Kelmendi sollën rezultatin më të dobët në historinë e Shqipërisë në finale të Eurovisionit

Sidoqoftë, La Zarra dhe fansat e saj prisnin qartë një rritje të konsiderueshme kur u shpallën votat e publikut dhe u shtuan në totalin e jurisë së secilit vend për rezultatin përfundimtar.

La Zarra, artistja që përfaqësoi Francën në ‘Eurovision 2023’ (Foto: Anthony Devlin/Getty Images)

Edhe pse nuk është e pazakontë që artistët më të njohur të marrin 200 deri në 300 pikë më shumë në këtë fazë, Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final.

Ndërsa pikat u njoftuan, kamera iu drejtua kantautores kanadeze, 35 vjeçe, e cila dukej mjaft e pa impresionuar teksa bëri një gjest sa të pahijshëm aq edhe qesharak.

Ndërsa arena jepte zhurma të forta edhe për rezultatin, La Zarra më pas u pa duke përhapur gishtat e dorës së saj të djathtë dhe duke drejtuar gishtin e mesit poshtë përpara se të kthente dorën dhe të drejtonte gishtin e mesit lart.

Foto: Eurovision/YouTube

Megjithatë, këngëtarja më vonë këmbënguli se gjesti i saj ishte keqinterpretuar.

“Megjithëse përfaqësoj Francën, unë gjithashtu kam një kulturë të dyfishtë”, tha ylli i lindur në Quebec për BFMTV, prindërit e të cilës janë marokenë.

“Nuk është një gjest negativ, përkundrazi, është thjesht një gjest zhgënjimi që ne përdorim mes miqsh. Më pas, mund të kuptoj se jashtë shtetit konsiderohet një gjest tjetër”, tha përfaqësuesja e Francës.

Pasi u shpallën të gjitha pikët, Franca përfundoi në vendin e 16-të nga 26 vende në finale.

Zhgënjime të tjera të natës përfshinin këngëtaren Mae Muller të Mbretërisë së Bashkuar që përfundoi e dyta nga fundi me vetëm 24 pikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori