LAJMI I FUNDIT:

BDI: Amerika me porosi të fuqishme ndaj OBRM-PDUKM-së, votoni ndryshimet kushtetuese

BDI: Amerika me porosi të fuqishme ndaj OBRM-PDUKM-së, votoni ndryshimet kushtetuese

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe thirrja e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndaj OBRM-PDUKM-së dhe Levicës për të përkrahur rrugën europiane të vendit dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese është sinjal i qartë paralajmërues që nuk duhet të hasë në vesh të shurdhër.

“Nëse deri dje thirrjet dhe kërkesat tona për konstruktivitet janë cilësuar si subjektive dhe janë shpërfillur vazhdimisht nga ana e opozitës, konfirmim për racionalitetin e tyre është mesazhi i drejtpërdrejt i SHBA-ve që t’i jepet fund bllokadës dhe pengmarrjes së të ardhmes europiane të vendit. Vlerësojmë se ka ardhur koha për reflektim nga ana e opozitës, jo vetëm në aspektin deklarativ, të dëshmojë konstruktivitet në çastet vendimtare kur duhet të përshpejtojmë hapin drejt Europës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

BDI është e bindur se tek opozita maqedonase ka frymë europiane që do të triumfojë mbi konfuzionin dhe protagonizmin subjektiv.


Ndryshe, BDI vlerëson se armiku më i madh i vendit është stagnimi dhe se të gjithë duhet të marrin mbi supe përgjegjësi duke menduar mbi të gjitha ardhmërinë e fëmijëve tanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori